Piloti “gënjen” sërish, dëshmia e tij bie ndesh me ekspertizën ligjore/ Polici: Gjeta njolla gjaku në ...!

Evropë

Piloti “gënjen” sërish, dëshmia e tij bie ndesh me ekspertizën ligjore/ Polici: Gjeta njolla gjaku në ...!

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

“Sapo e preka trupin e të resë, vura re që ishte ngurtësuar i gjithi, e kuptova menjëherë, ajo kishte ndërruar jetë”.

Kështu është shprehur për mediat greke polici i cili hyri i pari në shtëpinë e 20-vjeçares Caroline dhe bashkëshortit të saj Babis, pasi asokohe, ata u lajmëruan se në shtëpinë në fjalë kishte ndodhur një grabitje.

Mediat greke shkruajnë se rrëfimet e policit Vassilis Pistiolis, mund të ndihmojnë së tepërmi në rindërtimin e të gjithë ngjarjes. Ai ka treguar se si ka gjetur të renë, pa shenja jete, por edhe të voglën e tyre Lidia, e bashkëshortin atë mëngjes herët të lidhur, por në të vërtetë, rezultoi që ai të ishte vrasësi it ë resë.

“Foshnja nuk kishte asnjë shqetësim. Kur mbërritëm në shtëpi, gjëja e parë që bëra ishte të shkoja në dhomën e gjumit. Pashë një vajzë të shtrirë përmbysur në shtrat. Kam konstatuar që në fillim pika gjaku në çarçaf në lartësinë e kokës. Menjëherë dola nga shtëpia dhe lajmërova kolegët e tjerë. Vajza nuk kishte shenja jete. Po prisnim që të vinte drejtori i operacionit që të plotësonte procesverbalet e të gjithë asaj që kam parë.

Ndërkohë, ka një moskoherencë mes dëshmisë së parë të pilotit 32-vjeçar dhe ekspertizës ligjore. Sipas kësaj të fundit, rezulton që e reja ka qenë në gjumë kur është mbytur nga i shoqi. Këtë e dëshmon ora inteligjente që ajo mbante në duar, e që tregonte se disa orë para vdekjes, pulsi i saj ishte i njëjtë me atë të një personi që fle. Nga krahu i tjetër, bashkëshorti i saj ka thënë se e ka vrarë Carolinën në debat e sipër dhe ka përqafuar për minuta të tëra, derisa ajo nuk lëvizte më.

“Carolina ishte duke fjetur me fytyrë poshtë. Unë u shtriva pranë saj, duke i thënë që ajo që i bërë vajzës ishte shumë e keqe. Carolina nuk donte të dëgjonte, më ofendoi, më tha që e rëndësishme për të ishte që unë dhe vajza ta linim të qetë.

Në këtë moment unë e përqafova fort në mënyrë që ajo të më dëgjonte. Ndërsa ishim në këtë situatë, fytyra e saj ishte e puthitur në jastëk. Nuk mbaj mend nëse në atë moment e shtypa kokën me duar, por mendoj se e kam shtypur me trupin tim. Teksa bëja këtë veprim i thoja: “Nuk do e godasësh më vajzën”. Ko situatë ka zgjatur diku te 5 minuta, derisa kuptova që Caroline nuk po merrte më frikë. Në panik, e duke menduar për vrasjen, inskenova grabitjen”, mësohet të ketë thënë Babis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat