Një tjetër ngjarje e mistershme në Glyka Nera, zhduket biznesmeni 53-vjeçar

Evropë

Një tjetër ngjarje e mistershme në Glyka Nera, zhduket biznesmeni 53-vjeçar

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:50
Foto

Një tjetër ngjarje e mistershme ka ndodhur në bashkinë e Glyka Neras në Greqi, ndërkohë që publiku mbetet i shokuar nga vrasja tragjike e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj grek.

Autoritetet greke janë njoftuar për zhdukjen e 53-vjeçarit Stavros Dogias, i cili së bashku me vëllain e tij janë pronarë të tavernës "Kritikos" në Kantza .

Sipas informacionit, 53-vjeçari ka shkuar në një dasmë dhe që atëherë është zhdukur.

Siç raporton protothema.gr, në orën 12:44 të së dielës, 220 qershor ai kishte kontaktuar për herë të fundit me një grua që po kujdeset për nënën e tij.

53-vjeçari e pyeti nëse e ëma i kishte pirë ilaçet para se ai të shkonte në dasmë.

Që atëherë, gjurmët e tij janë zhdukur, ndërsa telefoni i tij celular është gjithashtu i fikur.

Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, tip Smart, me targë ZHA-8898.

"Më 21 qershor 2021, Stavros Dogiakis, 53 vjeç, u zhduk në zonën e Glyka Nera.

"Buzëqeshja e Fëmijës" u informua për zhdukjen e Stavros Dogiakis më 22 qershor 2021 dhe vazhdoi të botojë detajet e të rriturit me kërkesë të familjes së tij, pasi ka arsye që e rrezikojnë jetën e tij. Stavros Dogiakis është i gjatë 1.72m, peshon 68 kg, ka flokë gri dhe sy kafe. Ai u largua me automjetin e tij, markë Smart, me targë ZHA-8898 ," shkruan protothema. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat