Britania e Madhe regjistron 26 mijë raste të reja me Covid-19 me variantin Delta në 24 orë, nuk ndodhte që prej janarit

Evropë

Britania e Madhe regjistron 26 mijë raste të reja me Covid-19 me variantin Delta në 24 orë, nuk ndodhte që prej janarit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Në Britaninë e Madhe regjistrohen rreth 27 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 99% e të cilave me variantit indian, Delta.

Nga 900 mijë tamponë të kryer, 26.068 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Një shifër e tillë nuk regjistrohej që prej muajit janar.

Ndërkohë efekti i vaksinave në popullatë, me administrimin e dozave të para në 85% të popullsisë së rritur, ka ngadalësuar shtrimet në spitale dhe vdekjet. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona.

Dhe që prej muajit shtatori do të fillojë doza e tretë. Doza e tretë do t’i jepet të gjithë personave mbi 50 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat