Bënin tregti me drogë, arrestohen 750 persona pasi u gjurmohen telefonat

Evropë

Bënin tregti me drogë, arrestohen 750 persona pasi u gjurmohen telefonat

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 14:29
Policia

Zyrtarët gjermanë të sigurisë këtë të martë arrestuan 750 persona dhe sekuestruan sasi të mëdha të drogës pasi gjurmuan biseda në telefonat celularë të të dyshuarve.

Prokurorja e Frankfurtit, Julia Bussweiler, i tha Associated Press se hetimi nuk ka mbaruar dhe se ata ende po shqyrtojnë dhe vlerësojnë të dhënat e sekuestruara.

“Ka shumë njerëz që janë në paraburgim,” tha ajo. “Të dhënat po kontrollohen për të parë nëse ato janë të mjaftueshme për një aktakuzë.”

Fokusi i hetimit, i cili filloi në prill të vitit 2020, ishte në të dhënat nga përdoruesit e ofruesit të “EncroChat” të cilët ishin të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.

Hetuesit deri më tani kanë sekuestruar 3.2 ton kanabis, rreth 320 kilogramë drogë sintetike, më shumë se 125 mijë e 500 pilula ekstazi, pothuajse 400 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë heroinë, thanë autoritetet.

Ata gjithashtu konfiskuan 310 armë, më shumë se 12 mijë e 200 fishekë municioni dhe asete me vlerë 168 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat