Greku sulmoi kalimtarët e rastit me thikë dhe plagosi katër persona

Evropë

Greku sulmoi kalimtarët e rastit me thikë dhe plagosi katër persona

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Të paktën katër persona u plagosën në një sulm me thikë në Athinë.

Gjersa i dyshuari u arrestua pasi u dorëzua policinë, njoftuan autoritetet greke.

Sulmi ndodhi në periferi të Athinës, kur një burrë, i cili ishte grek, me sa duket rastësisht, sulmoi kalimtarët me një thikë të madhe para një dyqani.

Policia e ndaloi të dyshuarin pasi hyri në bodrumin e banesës, afër vendit të sulmit.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital me plagë me thikë dhe asnjë prej tyre nuk është në një gjendje të rrezikshme për jetën, deklaruan autoritetet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat