Masakrohen me komente raciste lojtarët anglezë, reagojnë Princi dhe kryeministri

Evropë

Masakrohen me komente raciste lojtarët anglezë, reagojnë Princi dhe kryeministri

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:00
Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho u sulmuan pas penalltive të tyre me komentet e tyre raciste

Anglia u mund të dielën në finalen e Euro 2020 duke shuar shpresat për të fituar për herë të parë një kampionat Europian. U deshën penalltitë për të caktuar fituesit mes tyre edhe Italisë dhe anglezët ishin të pafat.

Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka ishin futbollistët e “3 luanëve” që nuk u treguan precizë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë këta futbollistë janë bërë subjekt i abuzimeve raciste në mediat sociale. Faqet e tyre zyrtare janë mbushur me komente raciste.

Aq të shumta kanë qenë saqë kanë sjellë reagimin e Federatës Angleze të Futbollit. “Federata dënon çdo lloj forme diskriminimi dhe është tmerruar nga racizmi online që ka shënjestruar disa nga lojtarët e Anglisë”, tha një zëdhënës i federatës i cili kërkoi që të merren masa.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson. “Ky ekipi meriton të duartrokitet si hero, dhe jo të abuzohet në rrjetet sociale. Personat përgjegjës për abuzimin e tmerrshëm duhet të kenë turp nga vetja”, shkruante ai. Edhe policia metropolitane dënoi rastet dhe tha se do të nisë hetimet.

"I përbuz nga abuzimet raciste të drejtuara ndaj lojtarëve të Anglisë pas ndeshjes së mbrëmshme. Totalisht është e papranueshme që lojtarët duhet të durojnë këtë sjellje të neveritshme. Kjo duhet të ndalet tani dhe të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi", thuhet në deklaratën zyrtare të Princit William.

Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho u sulmuan pas penalltive të tyre me komentet e tyre raciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat