Misteri i vdekjes së 26-vjeçares, njollat, vathi dhe çanta që fundosi të dashurin

Evropë

Misteri i vdekjes së 26-vjeçares, njollat, vathi dhe çanta që fundosi të dashurin

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:28
Viktima dhe i dashuri i saj

Vetëm pak kohë pas rastit të Caroline, një tjetër vrasje është mbuluar nga misteri në Greqi. Bëhet fjalë për një vajzë 26-vjeçe e cila kishte shkuar për pushime me të dashurin në Folegandros, por që u gjet e pajetë në det, ndërsa 30-vjeçari u arrestua mbrëmjen e sotme.

Fillimisht dyshimet ishin se ai kishte vdekur, por u arrestua pasi u identifikua nga një banor i zonës në vendin shkëmbor ku u gjet trupi i vajzës fatkeqe. Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari dyshohet se u tha policisë  “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit.

Ende është mister si humbi jetën vajza me të cilën ai ishte i shoqëruar dhe po kalonte pushimet. E ndërsa pritet dëshmia e të arrestuarit dhe ekspertiza e trupit të vajzës, mediat greke shkruajnë se policia gjeti një vath dhe njolla gjaku në vendin ku vajza u gjet e pajetë.

Po ashtu, varësja që mbante në qafë i ishte hequr me forcë. Shenja që mund të ketë pasur një grindje mes tyre. Kjo tezë përforcohet edhe dëshmitë e disa banorëve në Folegandros që janë shprehur se kanë parë çiftin duke debatuar disa orë para se vajza të gjendej e pajetë në det.

Dyshimet kryesore bien mbi 30-vjeçarin që mund të jetë ai autori i vrasjes. Ai u identifikua nga një dokument në çantën e 26-vjeçes që u gjet pranë trupit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat