Stuhi, breshër deri në 15 minuta dhe erëra të forta, shikoni çfarë ka ndodhur në këtë shtet

Evropë

Stuhi, breshër deri në 15 minuta dhe erëra të forta, shikoni çfarë ka ndodhur në këtë shtet

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:50
Greqi

Ashtu sikurse ishte parashikuar moti i keq ka mbërritur edhe në Greqi duke prekur qytetin e Florina-s dhe disa qytete të tjera.

Breshëri me madhësinë e një arre, goditi qytetin e Follorinës të dielën pasdite , pa ndonjë problem të veçantë duke u raportuar deri më tani.

Breshëri që zgjati më shumë se 15 minuta goditi edhe një herë të korrat, duke i dhënë një goditje falas, siç thonë fermerët, prodhimit bujqësor të zonës.

Në një njoftim zyrtar autoritetet greke  u shprehën se pritet parashikim i  jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat