Regjistrohet rritje e rasteve me COVID-19 shkaku i të pavaksinuarve në Francë

Evropë

Regjistrohet rritje e rasteve me COVID-19 shkaku i të pavaksinuarve në Francë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Varianti Delta i coronavirusit është tani më dominanti që qarkullon në Francë, tha të mërkurën kryeministri, Jean Castex, duke shtuar se 96 për qind e rasteve të raportuara një ditë më parë ishin midis të pavaksinuarve

“Varianti delta është dominant, është më ngjitës”, tha Castex për variantin e zbuluar për herë të parë në Indi.

Kryeministri francez tha se vendi ishte përmbytur me një “valë të katërt” të infeksioneve dhe 18,000 raste të reja u raportuan vetëm dje, raporton france24.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran u tha ligjvënësve se numri i përgjithshëm i rasteve ishte rritur me rreth 150 për qind gjatë javës së kaluar si rezultat i përhapjes së shpejtë të variantit Delta, duke përshkruar një rritje të paparë.

Qeveria franceze filloi paraqitjen e një plani të ri për të luftuar COVID-19 me ligjvënësit këtë javë, i cili do të përfshijë kërkimin e një leje shëndetësore në një gamë të gjerë vendesh nga fillimi i gushtit dhe vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë.

Castex tha se një leje shëndetësore nuk do të kërkohet në shkolla kur viti akademik fillon në muajin shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat