180 të lënduar nga zjarret në Turqi, vdes i riu që ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm

Evropë

180 të lënduar nga zjarret në Turqi, vdes i riu që ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:25
Foto

Zjarrfikësit në Turqi vazhdojnë të luftojnë me zjarret vdekjeprurëse që detyruan evakuimin e të gjithë fshatrave dhe hoteleve në bregdetin e Mesdheut. Të paktën katër persona kanë humbur jetën mes flakëve, ndërsa raportohet për më shumë se 180 të plagosur.

Mes viktimave është një djalë 25-vjeçar, Şahin Akdemir nga Marmaris, i cili ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm.

Zjarret fillimisht u shfaqën në një rajon me popullsi të rrallë rreth 75 kilometra, në lindje të Antalias, një vend turistik, veçanërisht i popullarizuar me turistët rusë dhe evropianë lindorë.

Zyrtarët lokalë thonë se zjarri është vënë pjesërisht në kontroll, por teksa flakët ndihmohen nga i nxehti përvëlues, shuarja e plotë e vatrave duket e vështirë.

Një ditë ma parë, kryebashkiaku i Marmaris, Mehmet Oktay tha se do të ketë hetim të plotë për zjarrin shkatërrues dhe nëse se ka persona përgjegjës, ata do të përballen me drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat