“Film horror, por është realitet”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi

Evropë

“Film horror, por është realitet”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga ishulli i dytë më i madh i Greqisë, derisa zjarret e ashpra janë ndezur.

Sipas BBC, duke qëndruar nën qiellin e kuq, një turist në ishullin Evia i ka përshkruar skenat si “apokaliptike”.

Një grua tjetër e cila po largohej me traget tha se skenat ngjanin “sikurse me një film horror”.

“Është si një film horror, por nuk është … është një realitet”, u shpreh ajo.

Bëhet e ditur se pamjet me dron kanë kapur pamjet që tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarret në vend, në veri të Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat