Zjarret po i afrohen banesave në Athinë, flakët “djegin” zonën turistike të Saint-Tropez

Evropë

Zjarret po i afrohen banesave në Athinë, flakët “djegin” zonën turistike të Saint-Tropez

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:58
Ilustrim

Vilia, një fshat në periferi të Athinës po përballet për ditën e katërt më zjarre të shumta të cilat po i afrohen zonave të banueshme.

Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve ndërsa 7 helikopterë dhe shtatë avionë janë në vënë në dispozicion.

Ndërkohë rrugët kryesore pranë kësaj zone janë mbyllur.

Ndërkohë në Francë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në Saint-Tropez.

Zjarri bëri që rreth 7,000 qytetarë të largohen nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve ishin turistë të vendosur në kampe, në zonën bregdetare.

22 persona kanë mbetur të plagosur , ndërsa shërbimet zjarrfikëse po luftojnë për të vene nën kontroll flaket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat