Daçiq tregon se kush i organizoi negociatat në Beograd mes afganëve dhe talibanëve

Evropë

Daçiq tregon se kush i organizoi negociatat në Beograd mes afganëve dhe talibanëve

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 13:15
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, përsëriti se negociatat midis autoriteteve afgane dhe rebelëve u organizuan në Beograd, të cilat ai deklaroi sot se “supozon se ata janë talibanët”.

Ai i tha Prva TV se tri negociata të tilla u mbajtën në Beograd, disa muaj më parë me ftesë të organizatës qeveritare nga Afganistani, “Këshilli i Paqes” dhe se “asnjë nga autoritetet serbe nuk ishte pjesëmarrës”.

Daçiq shtoi se me kërkesën e organizatës qeveritare afgane për të mbajtur një takim të tillë në Beograd, “ai i kërkoi Presidentit të (Serbisë), Aleksandar Vuçiq, të mos bëjë gabim, dhe ai dha lejen”.

Sipas tij “është mirë për Serbinë që u organizua ky takim”.

Lidhur me faktin se talibanët morën pushtetin në Afganistan, ai deklaroi se Serbia “ka marrëdhënie diplomatike me Afganistanin”, si dhe “marrëdhëniet diplomatike nuk vendosen me qeverinë, por me shtetin”.

I pyetur nëse Serbia do të ketë marrëdhënie shtetërore me Afganistanin derisa talebanët, të cilët zbatojnë ligjin e sheriatit, janë në pushtet, Daçiq tha se edhe shumë vende të tjera kanë ligjin e sheriatit, siç është Arabia Saudite, me të cilën ka bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat