Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont

Evropë

Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë, tha avokati i tij.

Sipas BBC, Carles Puigdemont duhet të qëndrojë në ishullin italian, derisa shqyrtohet një kërkesë ekstradimi nga Spanja.

Ai u arrestua me një urdhër arresti spanjoll të enjten.

Puigdemont u largua nga Katalonja pasi drejtoi një votim të pavarësisë në rajon në vitin 2017. Më vonë ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian.

Avokati i Puigdemont, Agostinangelo Marras, e konfirmoi për medie se ai “mund të lirohet nga sot”.

Policia italiane e kishte pritur ish-presidentin katalanas në aeroportin Alghero në Sardenjë të enjten, dhe i njëjti u dërgua në një burg aty pranë.

Ai udhëtoi në ishullin italian të enjten për një festival folklorik katalanas, tha avokati i tij, dhe u mbajt gjatë natës në burgun Sassari, afër aeroportit.

Spanja e akuzon atë për kryengritje, por avokatët e tij thonë se urdhër-arresti evropian nuk është më i vlefshëm. Kryeministri Pedro Sánchez tha se “është e qartë se Carles Puigdemont duhet të sillet para drejtësisë dhe të dalë para gjyqit”.

Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës italiane në Barcelonë – kryeqyteti i Katalonjës – të premten në mëngjes duke kërkuar lirimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat