Britani/ U gjet e pajetë në mes të pemëve, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së mësueses 28-vjeçare

Evropë

Britani/ U gjet e pajetë në mes të pemëve, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së mësueses 28-vjeçare

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Policia britanike ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen e vajzës me profesion mësuese, Sabina Nisa. 28-vjeçarja u gjet e pajetë javën e kaluar në një park të Londrës.

Mësuesja 28-vjeçare u zhduk të Premten e kaluar, 17 Shtator, pasi la shtëpinë e saj në jug të Londrës për të ecur në një distancë të shkurtër, nëpër një park dhe për të shkuar në një bar ku do të takonte një shoqe.

Një kalimtar e gjeti trupin e saj ditën tjetër, rreth orës 17:30. Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA, ajo ishte sulmuar me thikë dhe autori e kishte fshehur trupin e saj mes disa pemëve.

“Një 38-vjeçar u arrestua rreth orës 03:00 të së Dielës, 26 Shtator në një adresë në Sussex-in Lindor”, njoftoi policia.

Rasti i Nicës ka shkaktuar pikëllim dhe zemërim në opinionin publik britanik duke sjellë çështjen e dhunës ndaj grave përsëri në plan të parë, gjashtë muaj pas reagimeve të forta ndaj rrëmbimit, përdhunimit dhe vrasjes së një gruaje në Londrën jugore në mars nga oficeri i policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat