ADN-ja e ish policit francez zgjidh misterin pas vrasjeve të bujshme

Evropë

ADN-ja e ish policit francez zgjidh misterin pas vrasjeve të bujshme

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:32
Ilustrim

Për vite me radhë, krimet e një vrasësi të njohur serial, u hetuan nga një skuadër e madhe e krimit në kryeqytetin francez. Por tashmë hetimet kanë marrë një drejtim tjetër. Një ish-oficer i policisë ushtarake ka zbuluar në një letër të lënë përpara se të vetëvritej se ishte pikërisht ai vrasësi i njohur me nofkën “Le Grele”, shkruan BBC

Vrasjet dhe përdhunimet e tij tronditën Parisin midis 1986 dhe 1994, por deri më tani nuk u zgjidhën kurrë. Një ndër  krimet më  tronditëse ishte vrasja e 11-vjeçares Ccile Bloch. Ajo u raportua e zhdukur në 1986.

Verove është akuzuar për katër vrasje dhe gjashtë përdhunime, por Saban tha se padyshim që kishte edhe më shumë, dhe vdekja e tij kishte lënë shumë familje pa përgjigje. Testet e ADN konfirmojnë  se François është “Le Grele”, dhe  rrëfimi i tij mund të çojë në mbylljen e një prej dosjeve më të vështira në Francë.

Ndërkohë që shumë pak të dhëna kanë dalë për ish-oficerin, Le Parisien raporton se François V ishte një 59 vjeçar, pjesë e policisë së ushtrisë franceze. Në mesazhin e tij të fundit ai tregon sipas gazetës se në vitet kur kreu vrasjet nuk ishte në gjendje të mirë mendore. Ai u thirr nga policia më 24 shtator për të dhënë një mostër të ADN-së pesë ditë më vonë. Gruaja e tij raportoi se ai ishte zhdukur më 27 shtator.

Trupi i tij u zbulua në një apartament me qira në Grau-du-Roi në bregdetin Mesdhe, së bashku me një shënim vetëvrasjeje. Prokurorët thonë se ADN -ja e tij përputhej me provat e gjetura në disa skena krimi.

Provat e ADN -së e vëretojnë se ish ushtaraku është autori i vrasjes së Bloch dhe disa përdhunimeve. Kjo përfshin vrasjen në vitin 1987 të 38-vjeçarit Gilles Politi dhe gjermanit Irmgard Muller.

Raportet lokale thonë se ai kishte vrarë 19 vjeçaren Karine Leroy, në 1994, e cila u gjet e vdekur shumë se një muaj pasi ishte zhdukur gjatë rrugës për në shkollë. Në përdhunimet e raportuara, kundër një gruaje 26-vjeçare gjermane dhe dy vajzave, të moshës 14 dhe 11 vjeç, i dyshuari raportohet të ketë identifikuar veten si polic.

Saban besonte se vrasësi kishte bërë gjithçka që mundej për të siguruar që mos të linte asnjë gjurmë në skenat e krimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat