Pamje të frikshme nga rrëzimi i avionit në Milano ku vdiq miliarderi dhe 7 persona të tjerë

Evropë

Pamje të frikshme nga rrëzimi i avionit në Milano ku vdiq miliarderi dhe 7 persona të tjerë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e rrëzimit të avionit në Milano, ku humbi jetën miliarderi rumun dhe 7 personat e tjerë që ndodheshin në bord, përfshirë dhe një fëmijë.

Pamjet tregojnë momentin ndërsa avioni i vogël turistik bie me shpejtësi në mënyrë vertikale në drejtim të zonës së banuar në Milano.

Piloti i avionit 8 vendesh ishte edhe pronari i mjetit, dhe në të njëjtën kohë edhe një nga figurat më të njohura të ekonomisë rumune. Bëhet fjalë për miliarderin Dan Petrescu, i njohur si një nga ndërtuesit më të njohur të vendit lindor.

Autoritetet kanë nisur një hetim për ngjarjen dhe dyshojnë se një nga motorët e avionit ka pësuar avari.

Avioni, një Piper Pilatus PC12, ishte ngritur pak minuta para aksidentit nga aeroporti i Linates, me drejtim qytetin turistik të Olbias, në Sardegna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat