Rritja e çmimeve/ 38 milion francezë marrin 100 euro ndihmë nga shteti

Evropë

Rritja e çmimeve/ 38 milion francezë marrin 100 euro ndihmë nga shteti

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve, qeveria franceze konfirmoi se do të japë 100 euro për të gjithë qytetarët që kanë të ardhura mujore më pak se 2 mijë euro. Ndihma do të jepet bashkë me pagën e dhjetorit, ndërsa pensionistët do e marrin në muajin janar të vitit të ardhshëm. Por kjo ndihmë do të vlejë dhe për studentët dhe të papunët. Do të jenë 38 milion francezë që do të përfitojnë nga kjo ndihmë, përfshirë dhe ata që nuk përdorin automjet.

Kryeministri francez Zhan Kasteks deklaroi se kjo ndihmë do të kushtojë 3.8 miliard euro – një shifër shumë e vogël sipas tij, në krahasim me atë që do të kushtonte reduktimi i kostos së gazolinës.

Sipas një sondazhi të fundit të realizuar dhe në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, fuqia blerëse është shqetësimi më i madh i francezëve. Më shumë se ekstremi i djathtë, siguria ap emigracioni.

Në Francë, cmimi i karburnateve është rritur dhe me 2 cent të tjera javën e kaluar, duke arritur një mesatare prej 1.56 euro për një litër për gazolinën dhe 1.62 euro për benzinën pa plumb. Kasteks mbrojti punën e qeverisë për të përballuar rritjen e cmimeve të energjisë, duke theksuar se francezët nuk do të lihen pa ndihma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat