Ish ministri i Brendshëm del në gjyq ditën e sotme, rrezikon 15 vite burg

Evropë

Ish ministri i Brendshëm del në gjyq ditën e sotme, rrezikon 15 vite burg

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:51
Matteo Salvini

Ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, ka dalë në gjyq i akuzuar për rrëmbim, pas refuzimit në vitin 2019 për të lejuar një anije spanjolle shpëtimi emigrantësh të ankorohej në Siçili.

Shefi i partisë "Lega" akuzohet se u privoi lirinë dhe abuzoi me postin gjatë incidentit të vitit 2019, kur urdhëroi të mos zbarkoheshin prej anijes mbi 150 emigrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe nga organizata "Open Arms".

“Ne presim drejtësi për vuajtjet e panevojshme që patën të gjithë njerëzit në ato 20 ditë”, tha kreu i OJQ-së spanjolle Open Arms, Òscar Camps.

Një gjykatë në Katania, Siçili, në fillim të këtij viti vendosi të mos gjykojë Salvinin në një rast të ngjashëm, për mbajtjen e 116 emigrantëve në bordin e një anijeje të rojes bregdetare italiane në det për pesë ditë, ngjarje e ndodhur gjithashtu në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat