Në Itali rrugët kthehen në lumenj dhe mbyllen shkollat, shkak moti i keq

Evropë

Në Itali rrugët kthehen në lumenj dhe mbyllen shkollat, shkak moti i keq

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 06:11
Moti i keq në Itali

Alarm i kuq për motin në Itali. Stuhia e ardhur nga jugu, po shkakton përmbytje kolosale në pjesë të ndryshme të Siçilisë.

Për Mbrojtjen Civile të këtij rajoni “alarmi është i kuq” dhe situata po përkeqësohet vazhdimisht. 
Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Catanias duke përmbytur rrugët. Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.

Videot e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë.

Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm . “Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

Sipas autoriteteve, cikloni së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat