Policia në Paris plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi ata me thikë në një stacion treni

Evropë

Policia në Paris plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi ata me thikë në një stacion treni

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Policia hekurudhore e Parisit qëlloi dhe plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi me thikë në stacionin e trenit të Parisit, Saint Lazare të hënën në mbrëmje.

Televizionet sikurse BFM TV dhe CNews thanë se buri nxori një thikë dhe bërtiti “Allahu Ekber”  kur iu afruan oficerët e sigurisë për mos mbajtjen e maskës së detyrueshme siç kërkohet nga masat e shtetit për pandeminë e COVID-19.

Sipas Reuters, ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Një zëdhënës i policisë së Parisit nuk dha ndonjë sqarim të menjëhershëm.

Ndërsa një zëdhënës i prokurorëve të Parisit tha se ata kishin hapur një hetim për tentativë vrasjeje dhe promovim të terrorizmit.

LaParisien duke cituar raportin e policisë thotë se oficerët e qëlluan individin disa herë.

I goditur në gjoks, sulmuesi ra në shina, por u ngrit dhe u ngjit përsëri në platforma.

Më pas ai nxiton drejt oficerëve duke thirrur “Allahu Ekber”, “Franca drejtohet nga Shtetit Islamik”.

Më pas policia përdori shkopinj dhe gaz lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat