Një 70-vjeçar në Francë e mbyt një ari derisa po endej me të vegjlit e tij

Evropë

Një 70-vjeçar në Francë e mbyt një ari derisa po endej me të vegjlit e tij

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Një 70-vjeçar në jugperëndim të Francës e kishte mbytur një ari të murrmë, kjo pasi ai e kishte sulmuar të moshuarin derisa ai kishte dalë për të gjuajtur derr të egër, thanë zyrtarët e atjeshëm.

Burri thuhet se ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të arushës, e cila në atë moment ishte duke u endur me të vegjlit e saj.

Mediat lokale raportojnë se burri ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe është dërguar në një spital në Toulouse.

Policia tani po heton ngjarjen e pasdites të së shtunës.

Burri, pjesë e një shoqate gjuetie lokale në rajonin Seix të Ariege, ishte kafshuar nga ariu disa herë, duke i shkaktuar dëme në arteriet në këmbët e tij, tha policia.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se një burim i afërt me rastin tha se burri ishte në gjendje të rëndë, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat