I infektuar me koronavirus, presidenti çek dekreton kryeministrin e ri përmes një “kutie” xhami

Evropë

I infektuar me koronavirus, presidenti çek dekreton kryeministrin e ri përmes një “kutie” xhami

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 23:26
Foto

Presidenti çek, Milos Zeman, ka dekretuar liderin e një aleance të qendrës së djathtë, Petr Fiala, si kryeministër. E pazakonta në këtë ceremoni kishte të bënte me faktin se presidenti qëndronte në një “kuti” xhami pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Fiala kryeson një bllok prej pesë partish opozitare të qendrës dhe të qendrës së djathtë që fituan zgjedhjet në tetor, duke rrëzuar kryeministrin aktual Andrej Babiš dhe aleatët e tij. Zgjedhjet u zhvilluan menjëherë pasi dolën detaje të marrëveshjeve financiare të Babiš-it jashtë shtetit në Pandora Papers. Miliarderi populist 67-vjeçar i ka mohuar akuzat.

Qeverisë së re do t’i duhet të përballet me një valë të re koronavirusi që rrezikon të fusë në kolaps spitalet si dhe me një krizë energjitike.

Vetëm 58.5 për qind e çekëve janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Kjo shifër është më e ulët sesa mesatarja e vaksinimit në Bashkimin Evropian, që është 65.8 për qind. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat