Pa protestave Patriarku Porfirije apelon serbët të mos rrihen mes vetes

Evropë

Pa protestave Patriarku Porfirije apelon serbët të mos rrihen mes vetes

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:42
Patriarku Porfirije

Pas disa ditë me protesta dhe dhunës nga policia kundër protestuesve, sipas portalit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) patriarku Porfirije ka apeluar tek serbët që në prag të ditëve të agjërimit ortodoks të mos rrihen mes vetes, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë pas konfliktit të së shtunës dhe dielës në Beograd, Porfirije kërkoi të ruajnë një-tjetrin e jo të rrihen, këtë e bëri në fillim të agjërimit, duke u lutur të mos ketë trazira e rrahje.

Ai theksoi se me trishtim ka përcjell “si rrihen serbët mes vetes edhe pse pjesëtar të një populli”, sipas duhet të dimë se trazirat sado që duan të sjellin paqe, sjellin vetëm trazira të reja.

Në prag të hyrjes në  agjërimin e Krishtlindjeve, ne rrihemi me grusht-a, shkopinj , me gurë godasim autobusin thyejmë kokat njëri-tjetrit, shkatërrojmë pasurinë, nuk dua të analizoj shkakun e vërtetë , as kush është fajtor, as kush është i pafajshëm, ka thënë ai.

Sipas Porfirije ata që krijojnë konflikte udhëheqin me krizat , janë po ata që na polarizojnë, na ndajnë dhe politizojnë për të krijuar ndarje të tjera për shkak interesave personale.

Mundem vetëm të lutem të gjithëve, të apeloj, të ruajmë njëri-tjetrin e mos të rrihemi. Secili ka nevojë për tjetrin, nuk mundemi njëri pa tjetrin- secili të respektoj tjetrin këtë na e mëson dhe na e kërkon Zoti” tha ai.

Kjo situatë nuk na duhet “pa marr parasysh faktet, që sipas natyrës janë ideologjike, sociale, politike apo çfarë do qofshin qëndrimet e tjerëve”.

Patriarku Porfirije tha se tash është periudha agjërimit dhe na është e domosdoshme paqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat