Gjashtë kratere te reja hapen në vullkanin e La Palma, llava arrin zona të reja me shpejtësi 7m/min

Evropë

Gjashtë kratere te reja hapen në vullkanin e La Palma, llava arrin zona të reja me shpejtësi 7m/min

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Foto

Çarje të reja vullkanike janë hapur në ishullin spanjoll të La Palma, duke lëshuar llavë të re që kërcënon të dëmtojë zona të reja të evakuara, rrugë e shtëpi, njoftuan mbrëmë autoritetet vendore.

Shkëmbi i shkrirë që del nga krateri kryesor i ri po avanconte me shpejtësi 7 metra ne minutë drejt zonave të paprekura më parë, tha María José Blanco, zëdhënës i Institutit Kombëtar Gjeografik të Spanjës.

Shpërthimi vullkanik në ishullin në perëndim të arqipelagut Kanarie në oqeanin Atlantik, ka nisur prej 19 shtatorit.

Prej atëhere për 10 javë, 11 rrjedha të reja llave janë pikasur nga shkencëtarët, të cilat kanë mbuluar më shumë se 1000 hektarë tokë, duke shkatërruar mijëra shtëpi, rrugë, linja elektrike, sisteme ujitjeje dhe rrjedhiisht dhe plantacionet e rëndësishme të bananeve në ishull.

Një prej lumenjve të llavës javës që shkoi shkatërroi një varrezë ku preheshin trupat e më shumë se 3000 njerëzve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat