Shkon mbi 7.7 milionë numri total i infektimeve nga Covid-19 në Francë

Evropë

Shkon mbi 7.7 milionë numri total i infektimeve nga Covid-19 në Francë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Franca vazhdon raporton shifra të larta infektimesh. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 8 mijë e 279 raste të reja.

Shifrat e fundit e çuan numrin total të infektimeve në mbi 7.77 milionë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 119 mijë e 16, ku 103 u regjistruan vetëm 24 orët e fundit.

Gjithsej 9.860 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në spitale, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike është 1.749.

Më shumë se 51,93 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para të një vaksine, ndërsa mbi 50,84 milionë janë vaksinuar plotësisht, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë. Franca gjithashtu ka dhënë dozën e tretë përforcuese për më shumë se 7,29 milionë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat