Në Francë, një burrë me kostum “ninxha” plagos me shpatë dy police

Evropë

Në Francë, një burrë me kostum “ninxha” plagos me shpatë dy police

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy oficere policie franceze u plagosën kur u sulmuan nga një burrë i veshur me një kostum “ninxha”.

Sulmuesi u neutralizua me të shtëna me armë zjarri dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Oficeret e policisë u plagosën në një sulm me shpatë në qytetin Cherbourg në veriperëndim të Francës, tha policia lokale, raporton Reuters.

Sipas një zëdhënëse të policisë, nuk ka shenja të menjëhershme se terrorizmi ishte motivi i sulmit.

Sipas saj, sulmuesi ka vjedhur veturën dhe ka shkaktuar një aksident, pas së cilës i ka sulmuar dy policë, të cilët janë thirrur në vendngjarje, duke e plagosur njërin në fytyrë dhe tjetrin në mjekër.

Oficerë të tjerë iu përgjigjën zjarrit dhe qëlluan tri të shtëna në drejtim të një burri me një kostum “ninxha”. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat