Gjykata refuzoi t’i japë vajzës mbiemrin e tij/ Shoku i burgut të Babis: Ai është i mërzitur, e do shumë atë

Evropë

Gjykata refuzoi t’i japë vajzës mbiemrin e tij/ Shoku i burgut të Babis: Ai është i mërzitur, e do shumë atë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Caroline Krauts, Charalambos Anagnostopoulos

Ka ardhur edhe reagimi i parë i Babis Anagnostopoulos vrasësi i Caroline, në Glyka Nera , për vendimin e prindërve të nënës të së resë për të ndryshuar mbiemrin e vogëlushes Lidia, që ajo të mos ketë mbiemrin e babait të saj.

Sipas një deklarate të një të arrestuari në një qeli me vrasësin, piloti mësoi ndryshimin e mbiemrit nga media dhe u zemërua.

Mediat greke shkruajnë se ai nuk e priste një reagim të tillë, sidomos pas tërheqjes së prindërve nga kërkesa për kujdestarinë e vogëlushes.

“Ai është i mërzitur dhe nuk dëshiron që vajza e tij të mos ketë mbiemrin e tij. Ai e do shumë atë. “Ai është i dërrmuar”, tha i burgosuri në qeli me Babis

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat