Sekretari Blinken në Britani për të nxitur strategjinë amerikane për Indo-Paqësorin

Evropë

Sekretari Blinken në Britani për të nxitur strategjinë amerikane për Indo-Paqësorin

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:17
Sekretari Blinken mbërrin në Liverpul dhe pritet nga Përfaqësuesi i Posaçëm britanik Gordon Wetherell në aeroportin "John Lennon" (Reuters, 10 dhjetor 2021)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të premten në Liverpul, Angli, për të filluar takimet me ministrat e jashtëm për të diskutuar rreth Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai do ta vazhdojë udhëtimin e tij deri më 17 dhjetor drejt Indonezisë, Malajzisë, Tajlandës dhe Hauait.

Kryediplomati amerikan do të takohet të premten me udhëheqësit e G-7ës, përfshirë Sekretaren e Jashtme britanike Liz Truss dhe Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Udhëtimi i Sekretarit Blinken është pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të avancuar më tej "partneritetin strategjik" me ASEAN-in, ndërsa administrata e Presidentit Biden synon të fillojë në vitin 2022 një kuadër të ri ekonomik në rajonin Indo-Paqësor.

Image
Presidenti Biden duke iu drejtuar samitit të ASEAN-it në tetor 2021

Për herë të parë, vendet anëtare të ASEAN-it janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy ditor të ministrave të jashtëm dhe të zhvillimit të G-7ës që po zhvillohet në Liverpool. Në Grupin e Shtatëshes marrin pjesë vendet demokratike më të pasura të botës.

Në axhendën e Sekretarit Blinken janë parashikuar takime me disa nga homologët e tij nga Azia juglindore në kuadrin e punimeve të G-7ës, përpara se ai të niset drejt rajonit Azi-Paqësor javën e ardhshme./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat