4 fëmijë vdesin për shkak të një zjarri në një shtëpi

Evropë

4 fëmijë vdesin për shkak të një zjarri në një shtëpi

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:35
Policia e Londrës po heton për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një shtëpi në Londër.

Mbeten ende të paqarta shkaqet të cilat çuan në ngjarjen e rëndë. Zjarri ndodhi në orët e vona të natës dhe përfshiu një shtëpi në zonën Sutton në jug të  kryeqytetit.

Zjarri u arrit të shuhet për rreth një orë e gjysmë me ndërhyrjen e skuadrës së zjarrfikësve.

Image
Deri në ardhjen e ekipeve të ambulancës, fëmijëve iu dha ndihma e parë të cilët u dërguan më pas në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ata nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.

Policia e Londrës po heton për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat