Kryetari ndaloi fishekzjarrët në Napoli, italianët nuk e përfillin

Evropë

Kryetari ndaloi fishekzjarrët në Napoli, italianët nuk e përfillin

Më: 1 janar 2022 Në ora: 20:06

Kryetari i qytetit te Napolit të Italisë, Gaetano Manfredi, vendosi të ndalojë fishekzjarrët për natën e Vitit të Ri.

Mirëpo qytetarët nuk e përfillën, duke ndezur fishekzjarrë mbrëmë në kohën e ndërrimit të motmoteve.

Gazetari i gazetës italiane “La Repubblica”, Antonello Guerrera, e bëri këtë të ditur nëpërmjet një videoje në Twitter.

“Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, vendosi të ndalojë fishekzjarrët në natën e Vitit të Ri. Kjo ishte përgjigja e qytetit mbrëmë.” shkroi Guerrera në Twitter.

Roma gjithashtu ka ndaluar përdorimin e fishekzjarreve, raketave dhe materialeve të tjera shpërthyese nga 31 dhjetori 2021 deri në mesnatën e 6 janarit 2022. Ata që nuk zbatojnë urdhrin, e nënshkruar nga kryetari i bashkisë së qytetit Roberto Gualtieri, rrezikojnë gjoba deri në 500 euro, përveç konfiskimit të fishekzjarreve.

Qeveria italiane kishte ndaluar ngjarjet publike të Vitit të Ri dhe kishte mbyllur klubet e natës për të frenuar përhapjen e COVID-19, duke shtuar kontrollet e policisë në natën e Vitit të Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat