​Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë del pozitiv, ishte në takim me krerët e shtetit

Evropë

​Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë del pozitiv, ishte në takim me krerët e shtetit

Më: 10 janar 2022 Në ora: 23:28
Nikola Minchev

Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë Nikola Minchev ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit sot, pasi mori pjesë në një takim me zyrtarët më të lartë të vendit, tha një zëdhënëse parlamentare.

Minchev filloi ta ndjejë këtë simptomë pas një takimi shtatë-orësh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku morën pjesë presidenti bullgar Rumen Radev, kryeministri Kiril Petkov, ministrat e brendshëm, mbrojtjes dhe financave, shefi i shtabit të ushtrisë bullgare dhe krerët e agjencive të sigurisë dhe inteligjencës. 

Në takimin, ku u diskutua për qëndrimin e Bullgarisë për rrugën e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian, morën pjesë edhe zëvendësministri i Jashtëm dhe liderët e shtatë partive parlamentare, raporton Reuters.

Nuk dihet ende nëse ata figurojnë si kontaktet e Minchev, të cilët janë në karantinë 10-ditore.

Minchev ka simptoma të lehta dhe ai do t'i kryejë detyrat e tij në distancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat