Norvegjia nis vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç

Evropë

Norvegjia nis vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç

Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:00
Ilustrim

Norvegjia ka filluar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç.

Fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç, për të cilët deri më tani ishte propozuar marrja e një dozë të vetme të vaksinës, tashmë do të marrin edhe dozën e dytë, nëse prindërit e tyre janë dakord, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

Propozimi i vaksinimit për këtë grupmoshë është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët me sëmundje kronike, fëmijët që jetojnë në familje me njerëz që janë të rrezikuar nga Covid ose fëmijët që jetojnë në vende ku epidemia është e përhapur dhe aksesi në shërbimet shëndetësore është i kufizuar, shkruan abcnews.al.

Norvegjia, ku pothuajse 90% e popullsisë së rritur është e vaksinuar me të paktën dy doza, është një nga vendet që ka rekomanduar vaksinimin që në moshë të hershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat