Paralajmërimi i çuditshëm i Dodikut: Ky zyrtar amerikan ka potencial ta urdhërojë likuidimin e dikujt!

Evropë

Paralajmërimi i çuditshëm i Dodikut: Ky zyrtar amerikan ka potencial ta urdhërojë likuidimin e dikujt!

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:08
Milorad Dodik

Anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik njoftoi për kthimin e zyrtarëve serbë në institucionet shtetërore të Bosnjës pasi u ftua për ta bërë këtë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe pas sanksioneve shtesë të vendosura së fundmi nga administrata amerikane për lëvizjet e tij për shpërbërjen e Bosnjës.

“Nuk është gjë e vogël nëse presidenti i Serbisë kërkon që kjo strukturë të mendojë për këtë”, u arsyetua sot Dodik në një konferencë për shtyp, i pyetur për kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Bosnjë-Hercegovinës.

I pyetur në lidhje me shpalljen e sanksioneve të reja, të paralajmëruara nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Dodik tha se ai ka potencial ta urdhërojë likuidimin e dikujt.

“Unë e njoh personalisht këtë Escobarin. Mendoj se ai ka potencial të urdhërojë likuidimin e dikujt. Në çdo rast, ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë”, tha ai, duke sulmuar përsëri edhe përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt.

“Nuk kam ndërmend të flas me një Përfaqësues të Lartë të rremë dhe të pazgjedhur. Republika Srpska nuk duhet t’i pranojë ata që na imponohen dhe t’i lërë ata të vendosin për ne”, tha Dodik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat