Aksident i rëndë, vdesin 5 të rinj nga përplasja e autobusit me makinën

Evropë

Aksident i rëndë, vdesin 5 të rinj nga përplasja e autobusit me makinën

Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona, katër djem dhe një vajzë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescia, ku një autobus është përplasur me një makinë duke u marrë jetën 5 të rinjve të moshës nga 17 në 22 vjeç.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, udhëtuan për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Viktimat janë tre 20 vjeç të identifikuar si  Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

Ndërkohë nga aksidenti ka shpëtuar shoferi i autobusit i cili ndodhet në gjendje shoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat