Biznesmeni milioner vozit mbi 400 km/h në autostradë, reagon policia gjermane

Evropë

Biznesmeni milioner vozit mbi 400 km/h në autostradë, reagon policia gjermane

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:41
Pamje nga video

Policia gjermane ka nisur një hetim kundër multimilionerit çek Radim Passer, i cili voziti 417 km/h në autostradën gjermane dhe më pas u mburr për këtë në YouTube. 

Edhe pse nuk ka kufizime të shpejtësisë në autostradat gjermane, garat janë të ndaluara.

Sipas ligjit gjerman, të ashtuquajturat gara individuale janë gjithashtu të ndaluara nëse një shofer e drejton me shpejtësi të parregulluar automjetin, duke shkelur rëndë rregullat dhe në mënyrë të pamatur ta arrijë shpejtësinë më të lartë të mundshme, tha policia në Magdeburg.

Videoja, e postuar nga Radim Passer në kanalin e tij në YouTube, tregon makinën sportive Bugatti Chiron duke lëvizur përgjatë autostradës gjermane A2 nga Berlini në Hanover me shpejtësi deri në 417 km/h.

“Shoferi lejohet të ngasë me shpejtësinë me të cilën është e mundur të drejtojë veturën”, thuhet në deklaratën e Policisë.

 
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat