Presidenti francez Macron i bën thirrje Putinit të respektojë sovranitetin e fqinjëve

Evropë

Presidenti francez Macron i bën thirrje Putinit të respektojë sovranitetin e fqinjëve

Më: 28 janar 2022 Në ora: 16:59
Emmanuel Macron dhe Vladimir pUTIN

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten homologut të tij rus Vladimir Putin se Rusia duhet të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, tha një zyrtar i presidencës franceze, ndërsa aleatët perëndimorë përpiqen të ulin tensionet mbi Ukrainën.

Të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu gjatë një bisede telefonike se vendet e tyre do të angazhohen në diskutime diplomatike katërpalëshe, sipas formatit të Normandisë si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet, shtoi zyrtari.

"Presidenti Putin tha se ai do që të vazhdojë dialogun dhe se është e rëndësishme të punohet për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut," tha zyrtari francez, duke shtuar se zoti Putin theksoi se nuk donte që situata të përshkallëzohej.

Sipas Kremlinit, gjatë bisedës me zotin Macron, presidenti Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk u kishin dhënë përgjigje kërkesave kryesore të Moskës për sigurinë lidhur me krizën në Ukrainë, por se pala ruse ishte e gatshme të vazhdonte bisedimet. 

Ky është reagimi i parë i zotit Putin lidhur me përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ndaj kërkesave ruse./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat