Ambasadori ukrainas kërkon nga Vuçiqi ta dënojë sulmin e Rusisë, thotë se e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë

Evropë

Ambasadori ukrainas kërkon nga Vuçiqi ta dënojë sulmin e Rusisë, thotë se e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:22
Oleksandr Aleksandroviq

Ukraina dhe populli i saj presin që Serbia të dënojë vendimin e djeshëm të Federatës Ruse, tha ambasadori në largim i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandroviq. Ai këtë kërkesë e bëri në mediumin serb H1 mëngjesin e së martës.

Aleksandroviq iu është shprehur Vuçiqit, meqë ky i fundit tha se Serbia mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës.

“Kjo është e mrekullueshme, sepse Ukraina respekton sovranitetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën. Por është e rëndësishme që të hidhet hapi i dytë, sepse sjellja e djeshme e Putinit është drejtpërdrejt kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ai.

Ai iu referua deklaratës së mbrëmshme të Vuçiqit, i cili tha se këto ngjarje po shkatërrojnë të gjithë arkitekturën politike dhe të sigurisë në botë.

“Jam dakord me këtë. Por Federata Ruse është i vetmi vend që po e shkatërron atë arkitekturë sigurie”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat