Pamje: Mjetet ruse shihen afër Kievit, Ukraina thotë se ato kanë hyrë në një distrikt

Evropë

Pamje: Mjetet ruse shihen afër Kievit, Ukraina thotë se ato kanë hyrë në një distrikt

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 10:11
Pamje nga Kievi

Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihen mjete të rënda ushtarake ruse duke lëvizur në Obolon, zonë në veri të Kievit, kryeqytet i Ukrainës.

Duket se videot janë incizuar nga banorët e asaj zone nga banesat e tyre.

Televizioni BBC ka vërtetuar se pamja në video është Oboloni.

 

Praninë e forcave ruse në distriktin e Kievit e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të rezistojnë përmes koktejve të molotovit.

 


Korrespondentët e BBC-së në Kiev më herët raportuan se kanë dëgjuar të shtëna dhe se tani po dëgjojnë shpërthime më të fuqishme.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat