Këshilltari i Zelenskyy: Sulmi në Kiev ka ngecur, ja sa ushtarë rusë kemi vrarë

Evropë

Këshilltari i Zelenskyy: Sulmi në Kiev ka ngecur, ja sa ushtarë rusë kemi vrarë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 21:42
Pamje nga Kievi

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës ka pohuar se sulmi i Rusisë në Kiev nuk po përparon dhe se rreth 3,500 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që kur Moska filloi pushtimin e saj.

“Ne po godasim armikun rreth Kievit. Armiku nuk po lëviz tani për tani”, tha Oleksiy Arestovych.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme ndaj pretendimit nga Moska dhe Al Jazeera nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat e dhëna.

Shefi i OKB-së i thotë presidentit ukrainas se organi botëror do të rrisë ndihmën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur me Zelenkskyy dhe i tha atij se organizmi botëror ka në plan të "rrisë ndihmën humanitare për popullin e Ukrainës", sipas një zëdhënësi të OKB-së.

“Ai e informoi Presidentin se Kombet e Bashkuara do të nisin të martën një apel për të financuar operacionet humanitare në Ukrainë”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha të premten se më shumë se 1 miliard dollarë do të nevojiten për operacionet e ndihmës në Ukrainë gjatë tre muajve të ardhshëm si rezultat i sulmit të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat