Aktualisht në Kiev është ora 8:21.
Pavarësisht paralajmërimeve të natës së kaluar që kryeqyteti do të sulmohej nga raketat ruse, goditjet ajrore nuk kanë ndodhur ende – ndonëse ka pasur shpërthime jashtë qytetit.
Autoritetet kanë thënë se sulmi rus ka goditur një depo të naftës në Vasikiv, qytet në jug të Kievit, i cili ka edhe bazë ushtarake ajrore.
Zjarri është ende aktiv dhe autoritetet kanë paralajmëruar banorët në rajonet përreth, ashtu sikurse në Kiev, që të mbyllin dritaret për t’iu shmangut tymit kimik.
Nënkryetari i Kievit, Mykola Povoroznyk, ka thënë këtë mëngjes se situata në qytet vazhdon të jetë e qetë dhe nën kontroll të forcave ukrainase.
Ai ka përmendur se ka pasur përleshje me grupet sabotuese ruse gjatë natës në Kiev, por nuk ka ofruar hollësi tjera.