Putin zhvillon tjetër telefonatë me Macron

Evropë

Putin zhvillon tjetër telefonatë me Macron

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:36
Vladimir Putin, Emmanuel Macron

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Emmanuel Macron, teksa pritet që në Brest të Bjellorusisë të fillojnë bisedimet mes Kievit dhe Moskës.

Macron dhe Putin ishin dëgjuar në telefon për 90 minuta – edhe para raundit të parë të bisedimeve.

Kremlini dhe Pallati Elisee  ishin dhënë rrëfime shumë të ndryshme të bisedës.

Paris tha se Moska kishte siguruar se nuk kishte ndërmend të synonte civilët, ndër të tjera: një premtim i paplotësuar kryesisht në orët dramatike pas asaj interviste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat