Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa mbi Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit të këtij vendi, më 24 shkurt.
Kështu ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.
Luftimet në Ukrainë të enjten kanë hyrë në ditën e tetë.
Qindra civilë kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ruse.