Deputeti ukrainas poston video të maternitetit dhe spitalit të fëmijëve që u godit nga sulmi rus

Evropë

Deputeti ukrainas poston video të maternitetit dhe spitalit të fëmijëve që u godit nga sulmi rus

Nga: M.L. Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti ukrainas Dmytro Gurin ka postuar në Twitter një video të spitalit të Mariupolit që thuhet se është goditur nga një sulm rus, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

Gurin tha se "nuk kishte ende informacion për fëmijë dhe të porsalindur". Në video, deputeti thotë: "Spitali nr. 3, Mariupol, materniteti. Njerëzit janë nxjerrë nga rrënojat".

"Mariupol. Artileria ruse shkatërroi maternitetin dhe spitalin e fëmijëve. Shumë gra janë vrarë dhe të tjera janë plagosur. Ende nuk ka informacion për fëmijët dhe të porsalindurit. Hej, @OKB si po ja kalon?", shkroi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat