Zyrtar i presidencës franceze: Putin nuk është i gatshëm t’i jap fund luftës

Evropë

Zyrtar i presidencës franceze: Putin nuk është i gatshëm t’i jap fund luftës

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:32
Sulmet ruse në Ukrainë

Më herët sot, pati një bisedë 75-minutëshe mes presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit gjerman, Olaf Scholz.

Një zyrtar i presidencës franceze ka dhënë disa detaje të telefonatës, raporton skynews. Zyrtari tha se Putin “nuk dukej gati për t’i dhënë fund luftës” në Ukrainë.

Liderët e Francës dhe Gjermanisë kishin bërë thirrje për një armëpushim si kusht përpara negociatave të strukturuara.

Ata gjithashtu i thanë Putinit se shkatërrimi nga forcat ruse duhet të ndalet, tha zyrtari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat