Shkrimtari Paulo Coelho merr kritika të ashpra, tha se lufta në Ukrainë po përdoret për të shprehur rusofobi

Evropë

Shkrimtari Paulo Coelho merr kritika të ashpra, tha se lufta në Ukrainë po përdoret për të shprehur rusofobi

Më: 13 mars 2022 Në ora: 00:41
Paulo Coelho

Shkrimtari i njohur nga Brazili, Paulo Coelho ka marrë kritika të ashpra që nga dje, pasi që thënë publikisht se lufta në Ukrainë është një justifikim i përshtatshëm për të shprehur rusofobi.

Autori i “Alkimisti”-t, e ka shprehur në platformën Twitter mendimin e tij.

“Kriza në Ukrainë, një justifikim i mirë për rusofobi”, kishte shkruar ai, transmeton BBC.

Shkrimtari është kritikuar me ashpërsi nga përdoruesit e rrjeteve sociale, shumica e të cilëve kërkuan nga ai që të njoh impaktin shkatërrues të invazionit rus si dhe të publikojë fotografi të viktimave dhe rrënojave të shkaktuara nga ushtria ruse.

Pas kritikave të shumta, ka reaguar Coelho, duke u munduar të jap një sqarim.

“Isha në Lviv, Odesë, Jaltë, Çernobil (Ukrainë). Kam përshkuar 10,000 kilometra me tren nga Moska në Vladivostok (Rusi). Po, po zhvillohet një luftë: por mos fajësoni njerëzit e zakonshëm”, thuhet në reagimin e shkrimtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat