Rusët i lanë pa trajtim, fëmijët ukrainas me kancer mbërrijnë në Britani të Madhe

Evropë

Rusët i lanë pa trajtim, fëmijët ukrainas me kancer mbërrijnë në Britani të Madhe

Më: 13 mars 2022 Në ora: 23:01
Ukrainasit

Ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid ka thënë se 21 fëmijë me kancer kanë mbërritur në vendin e tij nga Ukraina.

Kjo pason raportimet e javës së kaluar se fëmijët mbetën pa qasje në trajtim pasi agresioni rus mbylli spitalin e tyre.

“Mund të konfirmoj se 21 fëmijë ukrainas shumë të sëmurë me kancer kanë arritur të sigurt këtë mbrëmje në Britani të Madhe. Autoritetet shëndetësore tani do të sigurojnë që ata të marrin kujdesin. Shumë mirënjohës për të gjithë të përfshirë në ndihmën që këta fëmijë dhe familjet e tyre të vijnë këtu”, ka shkruar ministri britanik.

Kujtojmë se ditë më parë rusët kishin bombarduar dhe shkatërruar një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se së paku 42 fëmijë kanë vdekur si pasojë e sulmeve ruse ndërsa në total 579 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat