Të paktën 90 fëmijë janë vrarë nga agresioni rus në Ukrainë

Evropë

Të paktën 90 fëmijë janë vrarë nga agresioni rus në Ukrainë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 10:49
Pamje nga situata në Ukrainë

Dhjetëra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus pothuajse tre javë më parë. Sipas mediave të huaja, mësohet se gjithsej 90 fëmijë kanë vdekur, sipas prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.

“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkivit, Donetskit, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Megjithatë, ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat