Plagoset një gazetar i Fox News

Evropë

Plagoset një gazetar i Fox News

Nga: M.H. Më: 14 mars 2022 Në ora: 19:56
Kiev

Një gazetar i Fox News të Amerikës është plagosur teksa raportonte jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Duke njoftuar lajmin drejtpërdrejt në transmetim, John Roberts, bashkë-spirator i America Reports, ai është plagosur.

Në raportimin e tij ai tregonte se  "shumë pak detaje, por ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mbledhur më shumë informacion mbi atë që ka ndodhur", ishte shprehur gazetari gjatë raportimit, ku edhe u plagosë.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, u shpreh se mjekët ukrainas janë duke u kujdesur për gazetarin.

Kjo plagosje vjen pas vdekjes së gazetarit dhe regjisorit amerikan Brent Renaud, 50 vjeç, i cili u qëllua dhe u vra në qytetin ukrainas të Irpin, derisa punonte në rajon.

Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital./BOTASOT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat