E quajti diktator vrasës dhe një bandit i pastër/ Kështu i përgjigjet Kremlini akuzave të Presidentit Biden për Putinin

Evropë

E quajti diktator vrasës dhe një bandit i pastër/ Kështu i përgjigjet Kremlini akuzave të Presidentit Biden për Putinin

Nga: M.L. Më: 18 mars 2022 Në ora: 11:50
Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin

Deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin janë fyerje personale, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan CNN transmeton "Bota sot". 

“Moska dëgjon dhe sheh ato që tashmë janë deklaratat e përditshme të bëra nga Presidenti Biden, të cilat tashmë janë, në fakt, fyerje personale të Putinit”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të rregullt.

Duke folur në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në ditën e Shën Patrikut në Capitol Hill të enjten, Biden tha se Putin ishte "një diktator vrasës, një bandit i pastër", i cili po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës.

Komentet e Biden të enjten erdhën një ditë pasi ai e quajti për herë të parë Putinin një kriminel lufte – një përshkallëzim i rëndësishëm në retorikën e tij që dënon veprimet e liderit rus kundër Ukrainës. Peskov u tha gazetarëve të enjten se komentet e Biden ishin "absolutisht të papranueshme dhe të pafalshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat